Më poshtë ua sjellim informacionin e plotë të EVN dërguar mediave për mospasje rrymë në Gërçec:
“Historia në fshatin Gërçec është e vjetër disa vite dhe përsëritet gjithnjë kur fillon ulja e temperaturave. Një pjesë e banorëve nuk lejojnë të rikonstruohet dhe modernizohet rrjeti distributiv, ilegalisht lidhen në pjesën e rrjetit që është i rikonstruktuar dhe gjatë temperaturave më të ulëta dhe rritjes së konsumit vijojnë defekte.
Ekipet e Elektrodistribucija vazhdimisht dalin në terren ngase atje gjenden rreth 20% e banorëve të cilët rregullisht i paguajnë faturat dhe për ata sigurohet furnizim me energji elektrike. Mirëpo menjëherë pas mënjanimit të defektit ndodh problemi i njejtë, ata që ilegalisht e shfrytëzojnë energjinë elektrike dhe nuk lejojnë të bëhet rikonstruim, shkaktojnë mbingarkesë dhe sërish paraqiten defekte. Këtë rradhë defekti është i karakterit më të rëndë, nuk është më pjesë e rrjetit të tensionit të ulët, por i takon tensionit të mesëm, dhe i njejti sanohet më gjatë dhe më rëndë.
Elektrodistribucija është e hapur për zgjidhje të problemit dhe për biseda me konsumatorët, me qëllim që të rinovohet rrjeti distributiv dhe të vendoset rend në furnizim, me çka do të mënjanohen defektet.“