Nga sot deri më 17 qershor në mesnatë, është aplikimi i parë elektronik në afatin e qershorit për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë të shkollave të mesme publike në vend për vitin akademik 2025/2026.
Regjistrimi kryhet përmes sistemit të shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, i disponueshëm në https://e-uslugi.mon.gov.mk, duke u kyçur përmes llogarive të tyre të përdoruesit në platformën schools.mk.
Pas përfundimit të regjistrimit elektronik, nxënësit duhet të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm në shkolla më 18 qershor (nga ora 8:00 deri në 19:00) dhe më 19 qershor (nga ora 8:00 deri në 17:00).
Lista përfundimtare e renditjes me rezultatet e regjistrimit dhe vendeve të lira do të publikohet më 20 qershor 2025, jo më vonë se ora 12:00, në hapësirat e shkollave ose në faqen e saj të internetit.
Në shkollat ku është planifikuar testimi kualifikues, ai do të kryhet më 23 qershor, kur do të shpallen rezultatet.
Afati i dytë për regjistrim elektronik në periudhën e regjistrimit të qershorit do të mbahet më 30 qershor 2025, nga ora 00:00 deri në orën 23:59.
Dokumentacioni do të dorëzohet më 1 korrik, nga ora 10:00 deri në orën 19:00. Lista përfundimtare e renditjes do të publikohet më 2 korrik, dhe testimi kualifikues për këtë periudhë do të mbahet më 4 korrik 2025.
Periudha e regjistrimit të gushtit do të realizohet më 21 gusht 2025, nga ora 00:00 deri në orën 15:00 elektronikisht, kur dokumentacioni i nevojshëm do të dorëzohet në shkolla në të njëjtën kohë. Lista përfundimtare e renditjes do të publikohet më 22 gusht 2025.