Sot filluan aktivitetet për ndertimin e shtatë tereneve të reja sportive në territorin e komunës Gazi Babë.
Dy terene do të ndërtohen me bazë moderne asfalti, kurse dy me barë artificial, njoftoi kryetari i komunës Gazi Babë, Boban Stefkovski.
“Ashtu siç paralajmërova para disa ditëve, janë në rrjedhë aktivitetet ndërtimore per ndertimin e shtatë tereneve sportive. Pesë terene janë me bazë më moderne asfalti dhe do të ndërtohen në lagjet Koloni, Kiril Petrushevski, Goce Dellçev, Triangla dhe Keramidnica.
Dy terene janë me bazë të barit artificial dhe do të ndërtohen në Stajkovc dhe Straçincë. Realizimi i projekteve vazhdon gjithandje në komunën Gazi Babë.
Koha e re sjell edhe projekte të reja”, ka shkruar Stefanovski duke informuar për këto aktivitete ndërtimore.