Nën moton “Të gjithë për QRK-në” para Qendrës Kulturore Rinore në Shkup, sot po mbahet tubim për mbrojtjen e këtij institucioni kulturor nga tentativat për politizimin dhe për shkak të reduktimit të parave, transmeton Meta.mk.
Protesta organizohet nga kolektivi “Gola planina”, dhe do të zgjasë nga ora 12:00-16:00.
Sipas njoftimit të eventit në Facebook, qëllimi është “të gjithë të apasionuarit dhe dashamirësit e kulturës së pavarur, të deklarojmë së bashku pakënaqësinë tonë”.

Kjo protestë po ndodh pasi drejtori aktual i QRK-së, Vanço Bogoev, i cili ka qenë pjesë e institucionit për 36 vjet, është shkarkuar nga pozita e tij dhe në vend të tij është emëruar ushtrues detyre i ri si drejtor, Nikolla Aleksov, i cili është detektiv i diplomuar.