Kuvendi e ka filluar seancën e 131-të ku në rend dite janë rreth 40 ligje dhe kërkesa për interpretim autentik. Në seancë nuk janë prezent deputetët e VMRO-DPMNE-së.
Kjo seancë ka filluar pasi është ndërpre ajo e 137-të ku duhej të diskutohet për shpërndarjen e Kuvendit.
Arsyeja e ndërprerjes se seancës së 137-të, siç ka shpjeguar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është kërkesa e koordinatorëve të grupeve parlamentare të LSDM-së dhe BDI-së që të mbahet seanca e 131-të dhe të miratohen ligjet për shërbime audio dhe audio-vizuale, për të dhëna personale dhe ndryshime të Ligjit për Inspektoratin për përdorim të gjuhëve.
“Kjo është kërkesë edhe e VMRO-DPMNE-së lidhur me ligjin për shërbime audio dhe audio-vizuale”, ka thënë Xhaferi.
Kuvendi para saj i miratoi ligjet për Prokurori publike si dhe ndryshimet e ligjit për Këshillin e Prokurorëve publik dhe Mbrojtje. Në votimin e ndryshimeve të ligjit për Këshillin e Prokurorëve publik dhe Mbrojtje nuk kanë marrë pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së.



