Pajisja e disa pikave në Shkup me çka numri i varësve nga Qendra në Kisella Vodë, e cila paraqet mbi 500, do të disperzohej nëpër disa vende në qytet dhe në atë mënyrë nuk do të ketë raste problemaitke, as problem për banorët, sepse pacientët do ta pranojnë terapinë para mjekut, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Për fillim janë përgatitur pika në poliklinikat “Jane Sandanski”, në Çento dhe në Karposh në spitalin në Bardovc, ndërsa planifikohet hapja e tyre edhe në Gjorçe Petrov, Çair dhe Shuto Orizarë.
Theksoi se kjo është dakorduar gjatë takimit të tij të djeshëm me kryetarët e komunave të Gazi Babës dhe Kisella Vodës, Boris Georgievski dhe Filip Temellkovski, drejtorin e Spitalit psikiatrik Shkup, Qamil Kovaçi, përfaq[ësues të komunave Aerodrom dhe Karposh, ish-kryyetarin e komunës Aerodrom, Ivica Koneski dhe shoqata të qytetarëve, me të cilët bënë koordinim të mirë, i dëgjuan edhe përvojat evropiane, të cilat konsideron se mund të implementohen tek ne.
Sqaroi se problemi me Qendrën për të varurit në Kisella Vodë zgjat tejet shumë, mbi 20 vite. Një nga problemet kryesore të potencuara pas mbylljes së kësaj qendre në kuadër të Qendrës klinike para dy viteve, potencoi, është numri i madh i të varurve të cilët mjekohen atje.
Qëllimi i disperzimit, theksoi, është të tregojmë se secili ka të drejtë për qasje adekuate drejt mbrojtjes shëndetësore dhe cilësisë së saj adekuate. Shtoi se ata janë bashkëqytetarë tanë, miq, fqinj, secili ka të drejtë të marrë trajtim afër vendit ku banon, por në mënyrë adekuate dhe ata përgatitin plan të tillë.
Lidhur me atë nëse mendohet për sigurim të qendrave tha se ka biseduar edhe me ministrin e Punëve të Brendshme dhe fuqimisht është i bindur se nuk do të ketë nevojë për këtë.


