“Vaksina AstraZeneca është e sigurt për personat e moshuar me të cilët sot e nisëm vaksinimin, në pjesën më të madhe të qyteteve, ndërsa të premten do të fillojë edhe në qytetet më të vogla, përkatësisht në gjithë territorin e vendit”. Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai tha se sipas të dhënave që arritën dje nga Gjermania dhe Kanadaja, rekomandimet janë se kjo vaksinë duhet të përdoret te popullata më e vjetër.