Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot mori pjesë në takimin profesional në temë “Roli i infermieres në procesin e transplantimit të vershkave”, në organizim të Seksionit të inferemiereve dhe teknikëve për nefrologji, dializë dhe transplantim pranë Shoqatës së infermiereve, teknikëve dhe mamive të Maqedonisë së Veriut.
Transplantimi i organeve, theksoi Filipçe, është akt jashtëzakonisht falënderues, me të cilin u jepet shans jetë pacientëve dhe nga këtu mirënjohje të veçantë u jepet punonjësve shëndetësorë të cilët marrin pjesë në mënyrë aktive në këtë proces. Mes personelit i cili me shumë kujdes dhe me përkushtim punon në transplantimin e organeve, janë edhe infermieret dhe teknikët për nefrologji, dializë dhe transplantim, të cilëve u është dedikuar ngjarja e sotme, shtoi Filipçe.
U shpreh se Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht e mbështet procesin e transplantimit, veçanërisht në pjesën e edukimit të kuadrit mjekësor nga institucionet shëndetësore të përfshira në këtë proces – Klinikat për nefrologji dhe urologji, si dhe Instituti për mjekësi të transfuzionit me mbështetje të KARIL-it.
Që nga fillimi i vitit me sukses janë kryer katër transplante kadaverike, ndërsa në vazhdimësi kryhen edhe transplante të veshkave nga donatori i gjallë.
Ministri Filipçe theksoi se Ministria e Shëndetësisë ka bashkëpunim të mirë me Seksionin e infermiereve dhe teknikëve për nefrologji, dializë dhe transpant pranë Shoqatës së infermiereve, teknikëve dhe mamive dhe qëllimi i përbashkët është avancimi i mëtutjeshëm i mbrojtjes shëndetësore në sferën e transplantimit të organeve./Alsat


