Janë izoluar rreth njëqind persona, të cilët kanë marrë pjesë në simpoziumin gjatë fundjavës së kaluar, 64 të punësuar nga Klinika, rreth 24 pacientë, ky është numër plotësues i atyre që ishin paraprakisht. Njerëzit e tjerë të cilët ishin në izolim të cilët deri më tani nuk kanë simptome janë praktikisht bashkëudhëtarë të pacientes së parë, ata janë 12 njerëz dhe ata gjatë ditës së sotme apo nesër do të vizitohen, kontrollohen dhe do të konstatohet nëse duhet të testohen nga ana e epidemiologëve lokalë.
Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, i cili tha se kapacitetet e Klinikës për sëmundje infektive janë tërësisht të përgatitura, ku ka tetë bokse të izoluara në të cilët ka makina respiratore. Deri më tani asnjëri nga pacientët, theksoi, nuk ka gjendje të tillë shëndetësore, manifestim klinik që kërkon të vendoset në makinë respiratore.
“Në rrjedhë është furnizimi dhe tashmë janë locuar këtu në shtet edhe dy aparate të cilët mund praktikisht menjëherë të instalohen, edhe pesë plotësisht në periudhën në vijim. Kjo nuk është problem, sfidë që nuk mund ta zgjidhim duke pasur parasysh atë që edhe vetë Klinika tashmë ka bërë plan aksioni për lirim të kapaciteteve spitalore detyrimisht për makinën respiratore, por edhe për pacientët të cilëve kjo nuk u nevojitet. Do të thotë. vetëm krevate spitalore. Tashmë është liruar njëri krah, një repart shtesë. përveç kësaj, i cili shërben fillimisht për izolim dhe tashmë parapanë kolegët, dhe dje patëm diskutim për këtë gjë, si, nëse ka përparim në rritjen e numrit, cilat kapacitete do të shfrytëzohen. Tani për tani duke pasur parasysh atë që ekspertiza këtu është koncentruar në një vend në Klinikën për sëmundje infektive, këtu janë planifikuar të koncentrohen të gjithë pacientët”, tha Filipçe.
Potencoi se do ta ndjekë situatën, rekomandimi mund të ndryshojë, të ashpërsohet apo ndonjë masë tjetër të vendoset në cilën do prej ditëve në vijim.
Lidhur me maturantët, Filipçe sqaroi se kanë biseduar me ministrin e Arsimit, ata do të bisedojnë në kuadër të kompetencave të MASH-it për ndonjë formë të shkurtimit të programit apo diçka që mund të punohet onllajn, megjithatë me atë masë do të dalin gjatë ditës së ardhshme kur do të përgatitet.
“I ndërprejmë të gjitha linjat e organizuara me autobusë jo vetëm drejt Italisë, por drejt të gjitha vendeve që janë në zonën e rrezikut të lartë sipas OBSH-së. Ato janë Italia dhe Franca”, tha Filipçe.
Lidhur me qëndrimin e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit se rasti me drejtoreshën e Klinikës për sëmundje të lëkurës nuk është i lidhur me zgjedhjet dhe nuk ka problem për shkarkimin e saj, ministri tha se sot ka biseduar me kryetaren e KSHPK-së dhe ajo i ka thënë për këtë mundësi se kur ka urgjencë të këtillë, mund të bëhet.
“Ne do ta bëjmë atë sot dhe do të emërohet u.d. drejtor”, theksoi Filipçe.



