Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, thotë se janë të gatshëm për zgjedhje. Sipas liderit opozitar, momentalisht nuk kanë koalicion zyrtar me asnjë prej partive shqiptare, ndërsa janë të hapur me të gjithë të cilët janë afër sipas vlerave.
“Ne jemi absolutisht të përgatitur për çfarëdolloj zgjedhjesh që të ketë në vjeshtë, qoftë vetëm lokale apo bashkë me parlamentare. Partia është në kondicion gjithnjë më të mirë.
Me cilat nga partitë shqiptare sot LSDM qëndron më afër dhe më cilën ndoshta shpresoni për bashkëpunim për zgjedhjet lokale. Kishit partner një kohë BDI-në?
Po, por megjithatë ai koalicion me BDI-në la pasoja për LSDM-në i dimë të gjitha punët që kanë ndodhur vitet e fundit në koalicion. Ne nuk kemi zyrtarisht koalicion me asnjë parti nga blloku i partive shqiptare. Do të bashkëpunojmë me çdonjë që jemi afër fillimisht me vlera, që do të tregojmë respekt të ndërsjellë dhe me të gjithë me të cilët do të vlerësojmë se programet dhe premtimet para qytetarëve më lehtë do t’i realizojmë”, deklaroi Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së. /Alsat.mk