“Në seancën e sotme, Qeveria shqyrtoi propozim për shkarkimin e Prokurorit Republikan, Lupço Kocevski, për shkak të shkeljeve të rënda profesionale në menaxhimin e Prokurorisë Publike”, ka shkruar ne profilin e tij, zv.kryeministri Arben Fetai.
Sipas tij, keto jane disa nga arsyet kryesore për këtë propozim janë:
– Keqmenaxhimi i Prokurorisë Publike
– Shkelja e obligimit për ruajtjen e fshehtësisë së procedurave
– Cenimi i reputacionit të institucionit dhe integritetit personal të prokurorit
“Propozimin për shkarkim do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për procedurat e mëtejshme.
Shteti i së drejtës dhe integriteti i institucioneve janë thelbësore për një shoqëri demokratike”, thekson Fetai.