Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka shpërthyer ndaj BDI-së duke e quajtur atë “strumbullari i stërkeqjës që ka kapluar shtetin dhe shqiptarët”. Ai ka theksuar se kjo parti është një kufomë politike e së kaluarës dhe nuk mund të jetë e ardhmja e shqiptarëve.
Sipas Fetait, koha e BDI-së ka kaluar dhe shqiptarët kërkojnë një politikë të pastër, që mbron interesat e popullatës dhe jo pasurinë e një grushti politikanësh të korruptuar dhe të kriminalizuar. Këto komente ai i ka bërë në një postim në rrjetet sociale, duke shtuar se është koha për një ndryshim të thellë në politikën shqiptare.