Festivali i parë investigativ i filmit Shkupi (FIFSH) do të mbahet në
kinemanë “Kultura” prej më tre deri më 5 nëntor, në organizim të Platformës së sapoformuar për gazetari investigative dhe analiza – PINA (pina.mk) në partneritet me Fondacionin “Frdrih Ebert” – Shkup.
“Si festivali i parë i këtij lloji në rajon, FIFSH bashkon tema lokale, rajonale dhe botërore të cilat lidhen me sfidat gazetareske. Programi treditor i festivalit përfshin shfaqjen e filmave dokumentar, punëtorive, diskutimeve dhe debateve me mysafirë nga Maqedonia, rajoni dhe bota. Hapja e edicionit të parë të festivalit i kushtohet informatorëve, individ të guximshëm të cilët zbardhin informacione në emër të së mirës së përgjithshme”, informon organizatori.
FIFSH është festival i cili i kushtohet gazetarisë investigative, por hap edhe çështje të cilat u interesojnë edhe atyre të cilët nuk janë pjesë e mediave.
“Filmat të cilat janë pjesë e programit të festivalit e pasqyrojnë lidhjen e punës gazetareske me çdo segment të shoqërisë dhe përmes tyre publiku do të mund të zbulojë më shumë për privatizimin në Kroaci (“Gazda”), fshehjen e tatimit në Britaninë e Madhe (“Rrjeti i merimangës”; Mbretëria e dytë e Britanisë së Madhe”), gjuetia e ndaluar në Serbi (“Rrafshinë pa shpendë?”), problemi me ndotjen “Mushkëri të zeza, të bardha” dhe “Ndotja: Shkupi arrin Pekinin”), si dhe mbijetesa e mediave të
shtypit në botën digjitale (“Gazetari me të rejën, gazetari me të vjetrën”), kumtoi Platforma për gazetari investigative dhe analiza.
Pas shfaqjes së filmit “Të jesh informator” (Being a Whistleblower) të gazetarit francez dhe regjisor Benoa Brinzhe, publiku në hapjen më 3 nëntor do të ketë mundësi që ta ndjek diskutimin me temë
“Informatorët: lojtarë “sekret” të cilët mund ta ndryshojnë historinë”.
Data 25.08.2026
Aktuale
- Vrau me sqepar nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku u arrayis me makinën e vëllait. Ishte shtruar 2 herë në Psikiatri, kishte tentuar të vriste dhe…
- Kanadaja: Bisedimet tregtare me SHBA-në mund të rifillojnë me “qëndrim të duhur” nga Washingtoni
- Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë
- “Nesër më shumë”/ Revoltë kundër të gjithë klasës politike, mbyllet protesta e 86: Rama jep dorëheqjen!
- Arbana Osmani na prezanton për herë të parë me vjehrrën e saj, ajo qenka një zonjë e rëndë – po duken si motra
- Fitore Pacolli “thyen” rregullin e Faton Pecit – hyn në komunë me fustan të shkurtër pa mëngë
- “Rama të mbajë përgjegjësi! Dorëheqje e panegociueshme!”/ Gent Progni: Partnerët ndërkombëtarë të kenë kujdes çfarë nënshkruajnë me kryeministrin!
- Banka e Shqipërisë “mbytet” me euro/ Rezerva valutore arrin pranë kufirit të 8 miliardë eurove


