Në mesin e kandidatëve për kryetar në degën e BDI-s në Tetovë, përmendet edhe emri i ish zëvendës kryeministrit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Festim Halili. Ai u bë kryeministër pas daljes në opinion të bisedave të funksionarëve të BDI-s, bashkë me ministra tjerë që quheshin “bejbi ministra”, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoni.
Mirëpo Halili nuk është i pëlqyer në degën e Tetovës, për shkak të skandalit sa ishte në funksion, kur përgatitjen e analizës për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit ia besoi një kompanie të trafikove që shesin gazeta. BDI e paguajti shtrenjtë këtë skandal dhe Halili më pas e humbi postin e zëvendës kryeministrit.
Në degën BDI-s në Tetovë mendojnë se së paku ky skandal mjafton që Halili të mos zgjedhet kryetar dege, sepse në atë rast askush nuk do të besonte se partia po reformohet, duke zgjedhur kryetar dege që ka bë skandale në të kaluarën.
Ai nuk ka përkrahje as nga militantët e partisë, e as nga baza partiake në këtë degë më të madhe.
Një hendikep tjetër për Halilin është se ai nuk është i pëlqyer as nga nëndegët e BDI-së në Malësinë e Tetovës, rajon që paraqet bastion të kësaj partie.