Ramadan RAMADANI
Ata që janë si ne pak më në moshë ju kujtohet se në mes të viteve nëntëdhjeta, tani më të shekullit të kaluar, Shqipëria pas hapjes kishte vëndu një taksë vizë, ndërsa shqiptarët jashtë atdheut, të cilët gjithnjë kanë qenë më në numër se ata brenda saj, i kishte liruar nga kjo taksë, por me vëretëtim se janë shqiptarë?! Ne shqiptarët e Maqedonisë atëherë improvizonim me do letra prej bashkësive lokale nëpër fshtara dhe qytete sepse në esencë ishte banale si të vërtetojnë se janë shqiptarë shqiptarët dhe ate Shqipërisë?! Probleme kishin shqiptarët që vendosshin të vinin nga Evropa ose Amerika nëpërmjet detit dhe Shqipërisë, duke i ikur atëherë rrugës së Jugosllavisë. Ata nuk kishin letra dhe dokumente për të vërtetuar se janë shqiptarë. Vjen ashtu me anije, det dhe feribot një shqiptar i fshatrave të Pollogut nga Zvicra dhe pas krejt polemizimeve debateve dhe peripecive edhe i paguan krejt taksat dhe ryshfetet e mundshme dhe kalon nëpër Shqipëri për në Maqedoni. Por, i njëjti ishte ndier shumë i ofenduar, i vjedhur dhe i sharë sa që me të arritur në fshatin e vet; merr një furgon me qira dhe e ngarkon me punëtorë nga Shqipëria dhe shkon e i zbarkon në kufi! Punëtorët e huaj janë habitur dhe nuk kanë ditur se ccka ndodhë, poashtu as njerëzit lokal ku këto të njëjtit kanë punuar me mëditje, por sigurisht më së shumti kufitarët në Shqipëi që aspak nuk kanë ditur se si ka ndodhë kjo masë joinstitucionale!
Prandaj ish-diplomati dhe së shpejti ish ministri Ferit Hoxha që shau shqiptarët e Maqedonisë si diplomat i karrrierës duhej të na njihte më shumë dhe të dinte se ne shumë durojmë ama nuk durojmë ofendimin dhe të shamen prej brenda llojit; dmth nuk durojmë të shara shqip! Ose le të pyes shokun intim që e ftojnë pa kurfarë cilësie në cilësi të liderit nëpër samite private në Tiranë se ccka i ka ndodhë prej kur ju tha shqiptarëve zagarë? Që atëherë nuk ka pa mo ditë të bardhë! Dhe le të lutet Ferit idioti që sa më shumë të ketë përgjigje institucionale sikur ishte reagimi i shkëlqyeshëm dhe i menjëhershëm i Ministrit tonë të Ekonomisë e të vazhdojë me reagimet zyrtare në Ministri të Jashtme të ftohet ambasadori për sqarime dhe të tjera praktika nga bota! Kjo sepse krejt reagimet tjera joinsitucionale që mund të i bëjnë shqiptarët e Maqedonisë janë shumë më të rënda! Nuk sheh mo ditë të bardhë, pyetne atë që na tha zagarë!


