Fëmijët refugjatë të pashoqëruar nga prindi, përkatësisht fëmijët e ardhur në Maqedoni dhe në vendet e Evropës Juglindore në gjendje rreziku, të cilët janë pre e manipulimeve dhe keqpërdorimeve, ishte tema e takimit të sotëm, ku u fol për rolin e Avokatit të Popullit në mbrojtjen e fëmijëve refugjatë. Pjesëmarrësit në këtë takim kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi sigurinë e këtyre fëmijëve. Kryetari i ambasadës së parë të fëmijëve në botë Megjashi, Dragi Zmijanac, tha se është e palejueshme që Republika e Maqedonisë, e cila është nënshkruese e konventës për të drejtat e fëmijëve, të lejojë kalim ilegal të fëmijëve refugjatë të pa shoqëruar në Republikën. Sipas tij, është kërcënuese siguria mbrojtëse e fëmijëve, pasi ata jo vetëm që mund të rrëmbehen por edhe të zhduken nga harta e të evidentuarëve në Maqedoni.
“10 mijë fëmijë të zhduken nga harta në Evropë dhe gjithë Bashkësinë Evropian dhe Unioni të lejojë trafikim tranzitor me fëmijë nga ana e grupeve kriminele të cilët kanë pasur njohuri ku saktë qarkullojnë dhe të mos dihet ku janë ata fëmijë me të vërtetë është turp dhe humbje për shoqërinë dhe për të gjitha vendet nënshkruese të konventës për të drejtat e fëmijëve”, ka deklaruar Dragi Zmijanac, Kryetar i Ambasadës së fëmijëve Megjashi.
Zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, thotë se deri më tani nëpër Maqedoni kanë kaluar 8-10 mijë fëmijë refugjatë të pashoqëruar nga prindi, ndërsa në shtëpinë mbrojtëse ku janë të strehuar edhe kategori tjera të rrezikuara të refugjatëve, momentalisht ka gjithsëj 5 fëmijë refugjatë të pashoqëruar nga prindërit.
“Ajo për të cilën ne si institucion angazhohemi është që me këta fëmijë të veprohet në përputhje me procedurat standarde të funksionimit, të sjellura në nëntor të vitit 2015, dhe menjëherë tu siguohet kujdestar, të krijohen kushte që të mund ti realizojnë të drejtat e gjuhës të cilën më së miri e kuptojnë, me qëllim që t’i kalojnë të gjitha ato trauma në të cilat janë të ekspozuar”, ka thënë Vaska Bajramovska-Mustafa, Zëvendësavokatja e popullit.
Ky takim, i cili do të zgjas deri të enjten, organizohet nga Avokati i Popullit të Maqedonisë dhe me mbështetjen e rrjetit të ombudsmanëve për fëmijë si dhe të organizatës “Save the Children”