Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive dhe gjendje ferbile Milena Stevanoviq dhe drejtoresha e Klinikës për sëmundjet e fëmijëve, Katarina Stavriq, sot kanë mbajtur një pres konferencë të përbashkët ku informuan se brenda një nate në Klinikën për sëmundjet infektive janë hospitalizuar dy raste të reja me morbile.
Për momentin, në klinikë ka gjithsejtë 20 pacient me fotografi më të rëndë klinike e nxitur nga kjo sëmundje. Për momentin ka vetëm një fëmijë që ishte me fotografi më të keqe klinike, por sipas informacioneve më të reja nga mëngjesi gjendja e tij është stabilizuar.
“Nga dje kemi dy raste të reja të fëmijëve të sëmurë nga morbile të Klinikës për sëmundjet e fëmijëve nga reparti hemato-onkologjik. Gjendja e tyre është stabile dhe nën kontroll. Paraprakisht kemi një fëmijë i cili është lëshuar për shërim në shtëpi dhe është mirë. Gjatë mbrëmjes gjendja e tyre është ndjekur nga ekipi i mjekëve dhe të gjithë fëmijët janë trajtuar në mënyrë adekuate”, deklaroi drejtoresha e Klinikës, Katarina Stavriq. Masat për pengesën e përhapjes së sëmundjes në korniza të Klinikës në vazhdimësi po ndërmerren.
Drejtoresha e Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendjeve ferbile, Milena Stavriq apeloi deri te prindrit që t`i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe kur do të dyshojnë në simptoma të sëmundjes, e para është e obliguar që të vizitohet mjeku amë, ndërsa pas orës 19.30 të shkojnë në punktet e kujdestarisë, Gjorce Petrov, Jane Sandanski dhe Bit Pazar. Këto punkte gjatë kohës së vikendit punojnë 24 orë.
“ Vaksinimi duhet që të vazhdoje edhe njëherë apelojmë deri tek të gjithë qytetarët që nuk janë të sigurt në statusin e tyre të vaksinave ose prindërit që kanë fëmijë të pa vaksinuar, të vaksinohen në afatin sa më të shpejtë”, potencoi drejtoresha Stefanoviq.
Numri prej 4200 të vaksinuarve nga nisja e epidemisë nga morbilet, flet edhe për qytetarët e kanë kuptuar seriozitetin e rekomandimeve nga Komisioni për sëmundjet ngjitëse.
Po e përmendi se numri i të vaksinuarve me MRP duhet që të jetë dyfish më i madh, me qëllim të pengohet numri më i madh i të prekurve. Sa është më i vogël numri i të sëmurëve, aq më i vogël është rreziku nga pasojat e padëshiruara dhe komplikimet.
Gjendja me epideminë po vëzhgohet dhe po mbahet nën kontroll. Fal shpalljes me kohë të gjendjes së epidemisë dhe masave konkrete të gjitha menjëherë janë ndërmarr, penguam shpërndarjen e shpejt të sëmundjes.

