Publikimi “Femicidi në mediat maqedonase” është publikuar nga Instituti për Studime të Komunikimit, analizë e realizuar nga M.Sc. Bojana Jovanovska dhe M.Sc. Jovana Jovanovska.
Analiza e përmbajtjes mediatike me bazë gjinore “Femicidi në mediat maqedonase” synon të përgjigjet se si pasqyrimi mediatik i rasteve të femicideve, si forma më e rëndë e dhunës me bazë gjinore, ndikon në vazhdimësinë e stereotipeve gjinore. Ky studim analizon tre raste të veçanta të femicideve në Maqedoni dhe femicidit të Mahsa Amini në Iran nga policia. Analiza mediatike është bërë nga Instituti për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit “Përdorimi i gazetarisë së bazuar në fakte për ngritjen e vetëdijes dhe kundër dezinformimit në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut”, i cili zbatohet me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup./Lajmi i plotë.