Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për integrim, Faton Ahmeti ka reaguar ashpër kundër thirjeve shoviniste në ndeshjen e hendbollit në Kumanovë në prezencë të Kryeministrit të shtetit dhe nivelit më të lartë qeveritarë.
Ahmeti me këtë rast bën thirje institucioneve të ndëshkojnë menjëherë autorët dhe organizatorët e këtij rasti.
“Thirrjet “dhoma gazi për shqiptarët” gjatë ndeshjes në Kumanovë janë fyerje raciste, fashiste dhe të papranueshme në çdo shoqëri normale. Kërkojmë ndëshkim të menjëhershëm për organizatorët dhe autorët e këtij akti”- ka shkruar Ahmeti.
Ja postimi plotë:
Kumanova u mbush me erën e urrejtjes, jo me frymën e sportit!
Thirrjet “dhoma gazi për shqiptarët” gjatë ndeshjes në Kumanovë janë fyerje raciste, fashiste dhe të papranueshme në çdo shoqëri normale. Kërkojmë ndëshkim të menjëhershëm për organizatorët dhe autorët e këtij akti.
Heshtja është bashkëfajësi!