Komisioni Parlamentar për Zgjedhjet dhe Emërimet pasditen e sotme ka miratuar propozimin që Fatmir Skenderi të zgjidhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Skenderi vjen me propozim të koalicionit qeverisës dhe disa nga deputetët e opozitës kanë bërë sërish vërejtje pasi nuk ka kaluar propozimi që kandidatët për gjyqtarë kushtetues të paraqiten personalisht në komision.
Komisioni do të përcaktojë edhe dy kandidatë për gjyqtarë kushtetues.
Kryetarja e Komisionit Marija Georgievska pas votimit të propozimit e ndërpreu seancën dhe vazhdimin e saj e caktoi për nesër në ora 11:00.