Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ftuar në emisionin DPT te Fidani, ka thënë se Nisma ka qenë viktimë e koalicionit PAN, i cili u realizua në minutën e fundit.
“Nisma ka qenë viktimë e koalicionit PAN, që u formua në minutat e fundit të afatit. Në orën e fundit është problem me marrë vendime të duhura sepse duhet të mendosh për mijëra njerëz që të mbështesin. Dhe veç tjerash ne kemi pasë marrëveshje me Haradinajn se do ta përkrahim për kryeministër ”, ka thënë në DPT te Fidani të T7.
E në pyetjen se a ka Nisma një marrëveshje aktuale me LDK’në për të qeverisur në qeverinë e ardhshme, Limaj nuk është përgjigjur konkretisht.
“Varësisht nga rezultati i zgjedhjeve, Nisma do të jetë partner i qeverisjes. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me LDK’në dhe me të gjitha partitë e tjera”, ka thënë Limaj.



