Eksperti ekonomik Fatmir Bytyqi në emisionin “Arena” tha se shumë shpejtë qytetarët e vendit do ta kenë të qartë nëse kjo qeveri është reformatore sikurse ka paralajmëruar.
“Shumë shpejtë do të kemi rastin për të dëshmuar nëse kjo qeveri është reformatore ose jo. Besoj se rebalanci i buxhetit do të bëhet në korrik gusht. Kur do të bëhet rebalanci ne do të shohim pjekurin e partive shqiptare për të intervenuar në të mirë shqiptarëve”, tha Bytyqi.
Ai shtoi se parat në buxhet nuk varen vetëm prej ministrisë së financave.
“Ka komisione në Kuvend, në Qeveri, ka shumë filtra para se të vjen në Ministrin e Financave, nëse në dhjetë filtra ke njerëz që flejë, nuk ke se çfarë bën në filtrin e fundit”, deklaroi eksperti ekonomik Fatmir Bytyqi.