Zv.kryeministri i ri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi sot ka pranuar detyrën nga ana e Mila Carovskës e cila lë këtë pozitë pasiqë kalon si ministre në Ministrinë për arsim dhe shkencë.
Uroj kolegun tim të nderuar dhe të respektuar dhe Zëvendës kryeministri i ri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi për një punë të suksesshme në pozicionin e tij të ri. Sot, në një takim pune ku bëmë dorëzimin e detyrës, biseduam për punën e bërë deri më tani dhe sfidat e ardhshme. Ne vazhdojmë të krijojmë politika të suksesshme së bashku dhe ta çojmë vendin përpara përmes proceseve të reformës, ka shkruar mes tjerave zv.kryeministrja e deritanishme Mila Carovska.



