Prokurorja Speciale, Fatime Fetai në një konferencë ka shpalosur diçka nga jeta e saj private. Ajo ka pranuar se është vajzë e Nafiut dhe Smiljanës.
“Jam e lindur si fëmiju i tretë, në martesën e Smiljanës dhe burrit të saj. Fëmiju i parë ishte mashkull, nënkuptohet, e dyta është sigurisht që vajzë, dhe e treta unë. Në fshatin Negotinë të Gostivarit e kalova fëmijërinë, ku edhe kreva shkollën fillore që zgjati më shkurtë se tash, 8 vite. Ndërsa shkollën e mesme vazhdova në fshatin Bogovinë të Tetovës, ku edhe u “pjeka” dhe rrashë në dashuri me një sykaltër”, ka thënë Fatime Fetai.