Fadil Rama, një qytetar nga Kamenica sot u përball me një befasi jo fort të këndshme.
Atij i ra mbi kokë një sasi e madhe e borës nga një kulm në rrugën që po përshkonte krah një shoku, njofton Klan Kosova.
Këtë ndodhi ai e ka quajtur “pak fat në fatkeqësi” meqë nuk i ka lënë ndonjë lëndim.
Fadil Rama ishte personi që mori vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare me bujarinë e tij ndaj një të moshuare serbe të vetmuar, së cilës i doli në ndihmë në fshatin e saj, Vaganesh.
Por, rrëfimin interesant të kësaj lidhjeje mes një shqiptari dhe serbeje e solli në fillim Klan Kosova.
Më poshtë storja: