Pas hetimeve për një periudhë rreth një vjeçare, policia në Gjilan ka arrestuar një person, shtetas të Serbisë, i cili dyshohet të jetë i invovluar në veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se gjatë hetimeve i dyshuari me dokumentacion të falsifikuar ka manipuluar dhe future në lajthitje disa persona duke u dhënë autorizime të falsifikuara për prona të paluajtshme, prona të cilat ishin në pronësi të personave të tjerë, me këtë rast u ka shkaktuar viktimave dëme të konsiderueshme materiale.
Gjithashtu, po licia njofton se të gjitha materiale e gjetura gjatë hetimit që ndërlidhen me rastin janë konfiskuar dhe se sipas tyre, do të përdorën dëshmi materiale në Gjykatë.
I dyshuari pas arrestimit është dërguar në polici, ku edhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orës, deri sa hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.