Disa institucione stomatologjike, përmes një njoftimi për shtyp, përshëndesin me mbështetje të plotë vendimin e Ministrit të Shëndetësisë që ka të bëjë me Odën e Stomatologëve të Maqedonisë.
– Ne vlerësojmë se ky vendim do të kontribuojë në tejkalimin e problemeve dhe mangësive shumëvjeçare në funksionimin e odës dhe do të jetë në drejtim të avancimit të veprimtarisë stomatologjike, thuhet në njoftim.
Mbështetje nga:
– Fakulteti i Stomatologjisë – Shkup
– Fakulteti i Stomatologjisë – Tetovë
– Shoqata Stomatologjike e Maqedonisë – MSH
– Shoqata Stomatologjike e Shqiptarëve – Tetovë (SDA)
– Shoqata e institucioneve private shëndetësore stomatologjike dhe e mjekëve privatë të mjekësisë dentare – ZPZSU PDDM.