
Vendkalimi Kufitar Evzoni vazhdon të qëndrojë I mbyllur, pasi fermerët grek vazhdojnë protestën. Bisedimet mes qeverisë greke dhe fermerëve, të cilët kanë bllokuar rrugët në shenjë proteste ndaj masave të kursimit, mbrëmë nuk sollën ndonjë kompromis, ndaj sindikata informoi për vazhdimin e bllokadës. Bllokimi I kësaj pike kufitare nga ana e fermerëve grek I ka sjellë mjaft dëme Maqedonisë, pasi ka paralizuar transportin e mallrave dhe të naftës.
Komisioni Europian e di këtë problem dhe po e ndjek nga afër situatën në kufirin e Maqedonisë. Pasi dje KE kërkoi kohë që “në mënyrë shtesë të kontrollojnë” çfarë probleme i krijon Republikës së Maqedonisë greva e fermerëve grekë, nga Komisioni Evropian sot në mëngjes njoftuan se “ka diçka” në kufirin MaqedoniGreqi, i cili gjatë këtyre ditëve është i mbyllur për qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, tha për MIA-n se “Brukseli e ndjek situatën” me problemin në kufirin jugor të Maqedonisë.
“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën me shumë kujdes, posaçërisht në kontekst të Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim (SAA)”, theksoi Kocijançiç.
Pikërisht Marrëveshja e BEsë dhe Maqedonisë, e cila zyrtarisht hyri në fuqi në vitin 2004, mundëson bazë ligjore për veprim dhe reagim të Unionit lidhur me shtetin e Maqedonisë, duke marrë parasysh se Maqedonia nuk është anëtare e BEsë.
Një ditë më parë BEI Komunikacioni i Maqedonisë – AMERIT kërkoi që asociacionet transportuese ndërkombëtare të ndërmarrin aksione dhe procedura urgjente tek qeveritë kompetente për zhbllokim të shpejtë të vendkalimeve kufitare ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë. Aty theksohet se me bllokadat e vendkalimeve kufitare ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë dhe në komuniakcionin rrugor ndërmjet dy vendeve tashmë 14 ditë u shkaktohen dëme tejet të mëdha dhe të pakompensueshme transportuesve të Maqedonisë dhe të rajonit, si dhe kompanive shfrytëzuese të shërbimeve të tyre. Pak ditë më parë Qeveria e Maqedonisë solli vendim për mundësine e kalimit transit të derivateve të naftës edhe në vendkalimet Dojran dhe Mexhitli, si vendkalime alternative, të cilat mund të shfrytëzohen nga transportuesit.
Enis Murtezi /SHENJA/
Evzoni ende mbyllur, KE: Po ndjekim situatën by tvshenjaofficial

