Respektimi i sundimit të së drejtës është element thelbësor për investimin e mëtejmë në vendet e rajonit. Kjo u tha mes tjerash gjatë pres konferencës së sotme të Odës Ekonomike të Maqedonisë ku u shpalosën konkluzionet nga samiti i tretë “Forumi investues i Odave – shembull për bashkëpunim të shkëlqyer në kuadër të Ballkanit Perëndimor”. Kryesuesi i Kuvendit të OEM-së, Antoni Peshev, pjesëmarrës në samitin e tretë për Ballkanin që u mbajt më katër korrik në Paris, tha se ky samit ishte pë rikonfirmimin e proceseve që janë në zhvillim. Ai tha që Evropa nuk do ta ndërpresë procesin në Ballkanin Perëndimor,por përkundrazi do të ndihmoj sa më shumë të jetë e mundur.
“Disa herë madje nga komesari Han është potencuar që sundimi i së drejtës dhe korrektësia, ambienti ekonomik, liria e tregut, do të jenë elemente të rëndësishme për investime në rajon”, deklaroi Antoni Peshev, Kryesuesi i Kuvendit të OEM-së.
Ai shtoi se për vendet e Ballkanit Perëndimor ka perspektivë evropiane dhe se ata duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin e tyre. Ndërkohë, sipas tij, në samit është diskutuar edhe mbi iniciativën që gjatë shtatorit të mbahet në Shkup konferenca për ngritjen e standardeve për shkëmbimin e informacione elektronike mes sistemeve doganore në shtetet e rajonit.
“Përvoja e Maqedonisë e cila implementon sistemin përgjatë tetë viteve të kaluara, flet për transport intensiv të mallit në vendet e rajonit që akoma janë të ndara me kufij. Vlerësuam se bashkëpunimi mes drejtorive doganore duhet ngritur në një nivel më të lartë sepse me vendosjen elektronike të evidencës do të përshpejtohet qarkullimi i mallit dhe udhëtarëve në vendkalimet kufitare që është kusht për rritjen e shkëmbimeve tregtare”, ka deklaruar Antoni Peshev, Kryesuesi i Kuvendit të OEM-së.
Samiti i Parisit është mbajtur në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili përfshin vendet e Ballkanit.
Teuta Buçi /SHENJA/
Evropa do ta ndihmojë ekonominë e Ballkanit… by tvshenjaofficial