Reagon EVN ndaj protestës së sotme që u mbajt në Tetovë. Zëdhënësi i kësaj kompanie Atanas Kovaçevski tha se EVN do t’i shqyrtoj kërkesat që qytetarët i kanë drejtuar tek ata dhe për ato që kanë kompetenca do të marrin masa. Mirëpo, për ato që nuk janë në kompetencë të tyre, siç janë çmimi i energjisё elektrike, tarifa, pika tarifore duhet të marrin masa kompetentët e kësaj çështje siç janë Komisioni Rregullator për Energji të RM-së.
“Kërkesa do të shqyrtohet nga ana jonë dhe do të veprohet përkatësisht në pjesët që i përkasin punës dhe kompetencës së EVN Maqedoni. Në pjesët që nuk janë në kompetencën tonë dhe nuk janë të adresuara për ne, siç janë çmimi i energjisë elektrike, tarifa, pika tarifore etj, janë në adresë të trupave rregullativ të cilët janë kompetent për çështjen përkatëse”, tha Atanas Kovaçevski nga EVN-Maqedoni.