“Pas një periudhe të gjatë kur nuk ishim në gjendje të përfshijmë vende të reja në familjen tonë evropiane, është koha të shfrytëzojmë mundësinë dhe të zgjerojmë Bashkimin Evropian gjatë këtij mandati të Parlamentit Evropian”, tha eurodeputeti austriak Reinhold Lopatka në një deklaratë për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR).
Ai theksoi se është pozitive ajo që po ndodh në Mal të Zi, në Shqipëri dhe gjithashtu në BE është pozitive, tha Lopatka, i cili vjen nga radhët e Partisë Popullore Evropiane (PPE).
Sipas tij, kur flitet për zgjerimin, progresi duhet të mirëpritet, por në të njëjtën kohë nuk duhet të mbyllen sytë kur ka probleme të mëdha.
“Siç e kam thënë tashmë, duhet të shohim progres në Mal të Zi dhe në Shqipëri, dhe unë shoh gjithashtu shanse të mira për Maqedoninë e Veriut. Bosnja dhe Hercegovina po përballet me një situatë shumë të vështirë, veçanërisht me Republikën Serbe. Serbia ka shumë probleme, dhe Kosova po përballet gjithashtu me probleme. Kjo është arsyeja pse dialogu Beograd-Prishtinë nuk është më në qendër të interesit tonë, sepse qendra tani janë problemet në të dy vendet”, beson Lopatka.
Ai thekson se përfshirja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE ka qenë gjithmonë në fokus të Unionit, dhe veçanërisht të atdheut të tij, Austrisë.
“Por duhet të jemi të sinqertë. Ky proces duhet të bazohet në meritë. Nëse ata nuk janë në gjendje të bëjnë detyrat e shtëpisë, ne nuk mund t’i mirëpresim”, thotë Lopatka.
Eurodeputeti thekson se do të donte t’u thoshte qytetarëve të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor se ata duhet të shohin vlerën e shtuar të anëtarësimit në BE.


