Eurodeputetët Ivo Vajgëll, Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan të dielën do ta vizitojnë Maqedoninë në kuadër të procesit Zhan Mone.
Ky format i takimeve mes Parlamentit evropian dhe liderëve politik të Maqedonisë u inicua nga fundi i vitit të kaluar, dhe ka për qëllim ta ndihmojë dialogun politik larg syve të opinionit.
Tre eurodeputetëtm, të hënën do të relaizojnë takime me liderët e partive kryesorepolitike. Pritet që ata të takohen me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, nënkryetaren e LSDM-së, Radmilla Shekerinska dhe me liderin e VMRO-DPMEN-së, Hristian Mickovski. Takime të tjera bilaterale tani për tani nuk janë konfirmuar.
I pyetur nga MIA se për çka do të bisedohet gjatë takimeve, eurodeputeti Kukan u përgjigj për “dialogun politik, por jo edhe për kontestin me emrin”.
Burime në Parlamentin evropian për MIA-n thonë se janë të vetëdijshëm se në Maqedoni për momentin ka prioritete më urgjente, ideja prapa procesit të Zhan Monesë është të lehtësohet dialogu dhe të sillet vlera e shtuar në atë drejtim. U mbetet partive në Maqedoni të deklarohen nëse konsiderojnë se ky dialog ndërpartiak është i dobishëm apo jo dhe nëse duhet të caktohet datë tjetër.

