17 May
Deputetët evropianë Eduar Kukan, Knut Flekenshtajn dhe Ivo Vajgëll të cilët ishin ndërmjetësues të Marrëveshjes së Përzhinës theksuan se dhënia e mandatit përbën një hap të rëndësishëm në procesin e formimit të qeverisë.
“Ne shpresojmë se fryma konstruktive do t’i nxisë të gjitha partitë të kapërcejnë dallimet dhe punojnë për pajtimin si interes i përbashkët i të gjithë qytetarëve” theksuan eurodeputetët. Ata gjithashtu shprehën pritshmërinë për formimin e shpejtë të qeverisë e cila do të zbatojë reformat që dalin nga Marrëveshjes e Përzhinës dhe Reformat urgjente prioritare.
Alsat-M

