Nën tingujt e “ Shape of you” maturantët bënë paradën në sheshin e qytetit të Shkupit, mesditën e të premtes. Ky është vitit i 11 me rradhë i këtij organizimi nga Qyteti I Shkupit.
Maturantët bënë edhe betimin e tyre ku thuhej se: Nuk e përdor dhe nuk do ta përdor dhunën. Asnjëherë nuk do ta mbështes atë.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski ju tha maturantëve se tashmë para tyre do të kenë mundësi të reja dhe duhet të kujdesen t’i shfrytëzojnë në mënyrën e duhur.
Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, porositi maturantët që ta jetojnë këtë moment, ta kenë gjithmonë këtë energji dhe të punopjnë në ndërtimin e të ardhmes dhe vendit të tyre.
Maturantët interpretuan koreografi të ndryshme, e tek “ Salsa” shoqëri iu bëri edhe ambasadori Zhbogar dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Trajanovski./ Almaskos.com