-Maqedonia e Veriut luan rol shumë të rëndësishëm në proceset e rajonit, deklaroi zëvendësndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe i dërguar special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.
Duke e saktësuar përgjigjen, ai foli për, siç theksoi, rolin e rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut në proceset aktuale.
“U jemi mirënjohës atyre për lidershipin e tyre rajonal dhe pro-evropian. Si kryesuese e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), mendoj se Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer. Në këtë kuptim, ne do të dëshironim ta shihnim edhe në Bashkimin Evropian. Shqipëria kishte një qasje të shkëlqyer për anëtarësimin në Këshillin e Sigurisë, në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe me NATO-n”, sqaroi Eskobari.


