Një përplasje mes Gjestit dhe Laertit, ka bërë që ky i fundit të lëshojë një deklaratë fyese ndaj besimtarëve islam.
Në një debat ku po përmendej debati me Jozin dhe varësen e tij me kryq, Laerti thotë se Gjesti ka thënë “Allahu-Ekber”, shkruan reporteri.
Gjesti insiston se ai gjithmonë e thotë këtë gjë, dhe Laerti vazhdon duke thënë se këtë gjë e thonë terroristët.
“Pse the Allahu-Ekber, e di kush thotë Allahu-Ekber, ata që presin koka, çfarë je ti, terrorist je këtu, për çfarë ke ardhur ti këtu”, dëgjohet duke thënë Laerti i nervozuar.