SPB Kumanovë është ende në kërkim të një burri pesëdhjetë e dy vjeçar nga Kumanova i cili u raportua si i zhdukur para dy ditëve nga policia e Kumanovës. Personi ka probleme shëndetësore, ndërsa zhdukja e tij është denoncuar në polici nga babai i tij.
“Më 3 shtator në orën 11:30 në SPB Kumanovë T.P. (79) nga Kumanova raportoi se nga shtëpia është larguar djali i tij S.P. (52), i cili ka probleme shëndetësore”, kumtoi policia.
SPB Kumanovë po ndërmerr masa për gjetjen e personit.