Prokuroria themelore publike Shkup parashtroi aktakuzë ndaj katër personave të cilët në ngjarje të ndryshme gjatë ditëve të kaluara kryen veprime të cilat përmbajnë elemente të veprës penale – Shkaktim i urrejtjes, përçarje apo mosdurim në baza nacionale, racore, fetare dhe baza të tjera nga neni 319 paragrafi 1 i Kodit penal.
Siç kumtoi sot Prkuroria publike, për katër personat, të cilëve gjatë procedurës paraprake iu caktua paraburgimi, prokurorët publik nga Gjykata themelore penale Shkup t’ua vazhdojë masën e paraburgimit.
“Tre nga të akuzuarit e 28 nëntor, me rastin e festimeve të Ditës së flamurit shqiptar, me djegie, shkatërrim dhe grisje të flamurit shterëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut shkaktuan ndjenje urrejtjeje, përçarjeje dhe mosdurimit në bazë të përkatësisë etnike. Katër të akuzuarit, disa ditë më vonë, më 2 dhjetor, me djegie e ka dëmtuar flamurin e një shteti tjetër – Republikës së Shqipërisë, me çka gjithashtu shkaktoi urrejtje dhe mosdurim”, ceket në kumtesë.
Veprimet e të gjithë të akuzuarve, siç thonë nga Prokuroria, shkaktuan fjalor urrejtës që në ditët kritike u manifestuan posaçërisht në rrjetet sociale me tendencë të shndërrohen në incidente të reja të dhunës.