
Prokuroria Themelore në Kumanovë ka ngritur akt akuzë për vrasjen e të riut Almir Aliu, i cili u përplas për vdekje natën e 25 qershorit në afërsi të shtëpisë së tij në Kumanovë.
Kundër drejtuesit të makinës Boban Iliq nga Kumanova është ngritur akt akuzë për veprën penale vrasje.
Sipas hetimit, Iliq është fjalosur me babain e Almirit. Më pas ai me makinë ka përplasur Almirin i cili humbi jetën në spital si pasoj e lëndimeve të marra.