Prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike Shtip sot kreu kontroll në Prokurorinë e lartë publike Shkup dhe siguroi dëshmi në procedurën për vepra penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit dhe maltretim në kryerjen e shërbimit inicuar kundër një prokurori publik.
“Prokurori publik dhe bashkëpunëtorë profesional nga PTHP Shtip i dokumentuan të dhënat e futura në regjistra dhe mënyrën e futjes së lëndëve. Me atë rast, është bërë edhe krahasimi me dëshmitë e personave të dëmtuar – paraqitës për mënyrën në të cilën theksojnë se është intervenuar gjatë sistemimit të lë[ndëve”, kumtuan sot nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kontrolli i dokumentacionit, thuhet në kumtesë, është bërë në tërësi në pajtim me dispozitat e Ligjit për procedurë penale dhe për të njejtin do të përgatitete procesverbal me konstatime për të gjithë personat e pranishëm.