Është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë (MSHIA), Jahi Jahiu, për shkak se siç qëndron në Urdhërin e shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të ekzistimin të dyshimeve se i njëjti ka marrë provizion nga tenderë, transmeton Portalb.mk.
Me këtë Jahiu ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar.
Në lidhje me këtë, Sektori për krim dhe korrupsion të organizuar në kuadër të Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB) ka bastisur hapësirat e MSHIA-së.
Sipas informacioneve jozyrtare të SDK-së, bëhet fjalë për mito në vlerë prej dhjetëra mijëra eurosh të marra gjatë periudhës kohore 2014-2015 dhe se për Jahinë do të kërkohet paraburgim.


