Enti Shtetëror i Statistikave ka informuar sot se prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur për 3,4 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2025 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024.
Në tremujorin e dytë të vitit 2025, rritje më e lartë është vërejtur në sektorët: Ndërtimtari nga 7,3 për qind, Tregti me shumicë dhe pakicë: riparim i automjeteve dhe motoçikletave: Transport dhe magazinim: Aktivitete akomodimi dhe shërbimi ushqimor nga 6,0 për qind dhe Miniera dhe gurore; Prodhim industrial: Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar; Furnizim me ujë; trajtim i ujërave të zeza, menaxhim i mbeturinave dhe aktivitete të përmirësimit mjedisor nga 3,9 për qind.
Konsumi përfundimtar i familjeve, duke përfshirë institucionet jofitimprurëse që u shërbejnë familjeve, në tremujorin e dytë të vitit 2025, është rritur nominalisht për 6,1 për qind dhe pjesëmarrja e tij në strukturën e produktit të brendshëm bruto është 68,5 për qind.
Në të njëjtën periudhë, eksportet e mallrave dhe shërbimeve janë rritur nominalisht për 6,4 për qind, dhe importet e mallrave dhe shërbimeve gjithashtu shënuan rritje në terma nominalë nga 7,3 për qind.
Sipas të dhënave të përshtatura sezonale dhe kalendarike, norma e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë 2025 krahasuar me tremujorin e dytë të 2024 është 3,2 për qind, theksohet në kumtesë