Enti shtetëror për statistikë (ESHS) punon sipas metodologjive dhe procedurave të konfirmuara ndërkombëtarisht dhe të saktësuara për prodhimin e të dhënave statistikore dhe nuk ekziston bazë për çfarë do dyshimi në cilësinë e të dhënave që i publikon.
Këtë e thekson ESHS në reagimin e kumtesës së LSDM-së, e cila paralajmëron revizion të të dhënave të publikuara të Ministrisë së Financave dhe Entit shtetëror për statistikë.
Sipas ESHS, njëri prej treguesve më të rëndësishëm për nivelin e zhvillim ekonomik janë të dhënat për bruto prodhimin vendor i cili llogaritet sipas metodologjisë evropiane ESS 2010, e cila është sjellë nga ana e byrosë statistikore evropiane – Eurostat. Të dhënat e Entit shtetëror për statistikë, siç thekson, publikohen edhe nga ana e Eurostat, ku validohen para publikimit të tyre, ndërsa Eurostat ka vendosur edhe sistem të vlerësimit vjetor të cilësisë së të dhënave.
ESHS përkujton se në shkurt të vitit 2017 në institucionin e tyre është mbajtur vlerësim partner i sistemit nacional statistikor nga ana e ekspertëve-vlerësues të angazhuar nga ana e Eurostatit.

