Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan përsëriti sot se qeveria do të marrë masa kundër atyre që janë përfshirë në plaçkitje dhe krime të tjera në rajonin e goditur nga tërmeti shkatërrues i kësaj jave.Çështja e sigurisë është vënë në fokus pasi ushtria austriake pezulloi operacionet e shpëtimit atje për shkak të asaj që zëdhënësi i saj e quajti “një situatë gjithnjë e më e vështirë sigurie”.Është raportuar se ka pasur përleshje midis grupeve të paidentifikuara dhe se rreth 80 trupa austriake në rajon janë strehuar në një kamp bazë me organizata të tjera ndërkombëtare, në pritje të udhëzimeve.“Ne kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, tha Erdogan gjatë një vizite në zonën e fatkeqësisë sot, raporton Reuters.“Do të thotë që tani e tutje, njerëzit që janë të përfshirë në grabitje apo rrëmbime duhet ta dinë se dora e fortë e shtetit është mbi kurrizin e tyre”, tha ai.Erdogani tha gjithashtu se qindra mijëra ndërtesa ishin të pabanueshme në të gjithë Turqinë jugore dhe se autoritetet do të fillonin së shpejti procesin e rindërtimit.
Data 22.08.2026
Aktuale
- “Rama në burg, Berisha në burg”! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, brohoritje në kor kundër qeverisë
- Protesta e 84 nis marshimi në rrugët e Tiranës/ Protestuesit këngë për Ramën: Ciao, ciao, ciao
- “Malet digjen, Rama krihet”- Aktivisti Arben Kola: Në shtator do jemi më shumë! Mos u dekurajoni nga propaganda
- Deputetja e VV-së ‘trazon’ rrjetin, fotografon trupin në bikini
- Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave emigruese për 75 vende, preket edhe Shqipëria
- TikTok do të paguajë 400 milionë dollarë për të zgjidhur padinë në SHBA për privatësinë e fëmijëve
- Ministria e Brendshme Britanike mund të pengohet të dëbojë viktimat e trafikimit drejt Shqipërisë
- Koci: Thaçi besoj që do të lirohet, por…


