Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se asnjë nga ata që i mësojnë botës për të drejtat dhe liritë e njeriut nuk ka reaguar ende ndaj “vrasjes së neveritshme të foshnjave në djepin e tyre” në Gaza, raporton Anadolu.
Erdoğan ka folur në një sofër iftari në Istanbul të organizuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).
“Türkiye po kryen përpjekje diplomatike të shumëanshme për të rivendosur armëpushimin dhe për t’i dhënë fund masakrave në Gaza”, tha Erdoğan.