Tashmë gati pesë muaj, të gjitha pyetjet lidhur me problemet e Kodrës së Diellit marrin të njejtën përgjigje: “pritet analiza e ELEM për Kodrën e Diellit”, megjithatë tenderi për të njejtën ende nuk është hapur. Nga ana tjetër nga ELEM TURS thonë se procedura e hapjes së tenderit është para përfundimit
.“Procedurat për shpalljen e pritur për analizë financiare,dhe studimit të fizibilitetit për Kodrën e Diellit është para përfundimit. Për momentin bëhën korrigjimet përfundimtare, të aspektit teknik. Shpallja do ndodh ditët në vijim”, thonë nga ELEM TURS.
Hapja e këtij tenderi po shtyhet muaj pas muaji. Nga ELEM TURS thonë se arsyeja për këtë është koha e nevojshme për të dy shpalljet, studimin e fizibilitetit dhe analiza financiare.“Ka marrë kohë,për arsye se faktikisht behën dy shpallje: për analizë financiare të Kodrës së Diellit dhe studimi i fizibilitetit (sipas ligjit për partneritet privato-publik)”, thonë nga ELEM TURS.
Ndryshe, që nga viti 2012 e deri më sot diskutohen problemet e shumta dhe të njejta me të cilat përballet Kodra e Diellit, megjithatë asgjë deri sot nuk është ndërmarrë. Një ndër to është dhe teleferiku me gjashtë ulëse, i cili vazhdimisht është premtuar, por ende nuk është përfunduar. “Kodra e Diellit”, dikur ishte qendër skijimi e njohur në rajon dhe më gjërë.
Në të është investuar në infrastrukturë, ka pasur gara skijimi me garues nga e tërë bota dhe ishte destinacion i preferuar për shumë aplinistë dhe skijator. Sot, ka ngelur vetëm dëshira e madhe e turistëve skijator për ta parë këtë qendër të zhvilluar si dikur.