Tanimë një javë nga vrasja e Dilaver Bojku Leku ende nuk ka asgjë të re rreth hetimit lidhur me vrasjen e tij. Policia dhe prokuroria publike, nuk japin kurrfarë detaje plotësuese. Nga SPB Ohër thonë për Alsat M se nuk ka asgjë të re dhe se tani për tani nuk ka asnjë të dyshuar. Nga ana e Prokurorisë Publike Themelore – Strugë thonë se në vazhdimësi po ndërmerren të gjitha mjetet e hetuese për të zbuluar autorin dhe motivet e vrasjes. Në opinionin e Strugës përveç gjakmarrjes, si një nga shkaqet, tani përmenden edhe siç thuhet interesat e biznesit si një arsye e mundshme për ngjarjen. Leku u vra të hënën e kaluar në mes të ditës në një restorant në plazhin Aqua Blue i cili ishte në pronësi të tij, me një plumb në kokë. Autori menjëherë është larguar nga vendngjarja. Pas vrasësit kanë vrapuar dy persona, por, kur iu kanë afruar, ai ka shkrepur dy plumba drejt tyre dhe është larguar.
Data 22.05.2026
Aktuale
- Aksident me pasoja tragjike në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, raportohet për viktima
- Burimet policore: Dyshohet se BMW-ja drejtohej nga një femër, vazhdojnë hetimet për tragjedinë me katër viktima
- Detaje të reja nga tragjedia në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Dyshohet se shoferi i kamionit humbi vetëdijen nga lodhja
- Tragjedi në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë: Katër viktima pas përplasjes së BMW-së me një kamion
- Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës
- Hamza Nuhiu nga Tirana: Kauza e studentëve shqiptarë në RMV është mbarëkombëtare!
- Dhunohet me sende të forta dhe qytë pistolete në kokë drejtori i AKU-së, detaje nga sulmi në Shkodër
- Demë Shehu: Neve na vranë e na burgosën kur rezistuam për këto të drejta, sot dalin e protestojnë

