Një 44-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm (7 Korrik) pasi tentoi të grabiste një banesë në fshatin Markat të Konispolit.
Raportohet se 44-vjeçari Saimir Haxhi është qëlluar me çifte dhe sipas burimeve dyshohet se ai kishte tentuar të grabiste në një shtëpi të zonës.
Saimir Haxhiu, person me precedentë penalë, u transportua fillimisht në spitalin e Sarandës dhe më pas u transportua për ndihmë më të specializuar në spitalin e Vlorës.