Efektivi i burgut të sigurisë së lartë të Burrelit, Sinan Kaxhani, i cili qëlloi veten me plumb në kokë, është transportuar tek Spitali i Traumës pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:40 në dhomën e efektivit, ku ka qëlluar vetën me armën e shërbimit.
Kanë qenë familjarët e policit 58-vjeçar që kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.
Kaxhani ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Burrelit, por për shkak të gjendjes së tij, polici është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë me ambulancë.
Sakaq, ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, motivi që ka shtyrë efektivin të ndërmarrë aktin e rëndë.