02 July
Ndërmjetësi i OKB-së për çështjen e emrit Methju Nimic po qëndron në Maqedoni. Pasdite ai do të takojë presidentin Gjorge Ivanov. Nimic pritet të takojë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov. Ndërmjetësi më 4 korrik pritet të qëndrojë edhe në Athinë. Nimic në një intervistë për emisionin 360 gradë tha se në Shkup nuk vjen me propozim të ri për çështjen e emrit. Ai thotë se vizita është për të diskutuar për përparimin në negociatat me Athinën.

